
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë e Vlorës, aty ku edhe gara ishte mjaft e fortë mes forcave kryesore politike.
Sipas raportimeve, në këtë bashki kryeson Partia Socialiste me 9000 vota, e ndjekur më pas me Partinë Demokratike me 4590 vota. Ndërsa 752 vota ka marrë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërkohë, vijon numërimi në disa bashki të tjera të qarkut Vlorë, ku në vijim pritet edhe rezultati përfundimtar i tyre.



