Masat kundër pastrimit të parave/ Vakaj: Kemi përfshirjen e administratës tatimore si organ mbikëqyrës

Masat kundër pastrimit të parave/ Vakaj: Kemi përfshirjen e administratës tatimore si organ mbikëqyrës

Dritan Vakaj, konsulent për rrezikun e pastrimit të parave tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se edhe administrata tatimore është përfshirë si organ mbikëqyrës në pastrimin e parave të vend. 

 

Vakaj shtoi se tani më çdo transaksion mbi 1 milion lekë është u raportueshëm.

 

Përfshirja e firmave të ndërtimit, këshilluesit tatimor, metalet apo gurët e çmuar që kanë pasur mbikëqyrës kryesorë institucionet tjera, e vendos njësinë e inteligjencës financiare në një rol më të kujdesshëm dhe më kërkues në drejtim të mbikëqyrjes së këtyre subjekteve. 

 

Nuk është tipike me punën e njësive të inteligjencës financiare që funksionin kryesor bazë kanë grumbullimin dhe analizimin e informacionit më tepër ses  aspektet mbikëqyrëse.

 

Kemi parë që njësia e inteligjencës financiare ka treguar pozitë të mirë në ushtrimin e funksioneve të veta mbikëqyrëse, është vlerësuar nga Manival. Edhe në 2017 dhe në 2011 në vlerësimet nga MANIVAL, kjo njësi ka marrë nota pozitive.

 

Vlen për t’u përmendur që kemi përfshirjen e administratës tatimore si organ mbikëqyrës. E kemi pasur si organ mbikëqyrës për OJF-të, por tani çdo transaksion i kryer në kesh mbi 1 milion lekë, është i raportueshëm. Mund të jesh dhe dyqan, por shet mbi 1 milion lekë je i detyruar të raportosh pranë njësisë së inteligjencës financiare.

 

Është e rëndësishëm që subjektet raportuese të përmbushim detyrimet e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy