Amnistia fiskale, Shano: Ekonomia informale zë rreth 40%, paraja e zezë mban të ngrira çmimet e apartamenteve (VIDEO)

Amnistia fiskale, Shano: Ekonomia informale zë rreth 40%, paraja e zezë mban të ngrira çmimet e apartamenteve (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me amnistinë fiskle për të cilën u shpreh se për të ka pasur një reagim të hershëm nga shumë ekonomistë, para FMN-së apo Bashkimit Evropian.

Ai tha se vendi ka nevojë të garantohet zbatimi i rregullave , ndërsa theksoi se në Shqipëri të gjithë operatorët ekonomik ndjehen të bezdisur nga kjo këmbëngulje e madhe e qeverisë për aplikimin e amnistisë sepse mban në vetvete një imoralitet shumë të madh, një masë e tillë.

Me thënë të drejtën për amnistinë fiskale dhe kundërshtinë ndaj saj mendoj se ka pasur reagim shumë të fortë dhe të hershëm mjaft kohë para se FMN apo BE të flisnin për këto gjëra. Natyrisht kur ke vendosur të bëhesh pjesë e BE, të dorëzosh sovranitetin, duhet të jesh i vëmendshëm ndaj plotësimit të disa standardeve që kërcënohen nga ato vrimat që gjenden në sistemin tonë fiskal apo të drejtësisë sa i përket kapaciteteve për të luftuar terrorizmin apo korrupsionin. Kjo është një presion i jashtëm përmes BE, por në Shqipëri të gjithë operatorët ekonomik ndjehen të bezdisur nga kjo këmbëngulje e madhe e qeverisë për aplikimin e amnistisë sepse mban në vetvete një imoralitet shumë të madh një masë e tillë.

Më tej ai theksoi se borxhet tatimore janë një amnisti më vete, gjenden faturat e papaguara, dhe nga ana tjetër i kërkohet njerëzve të përballen një rritje e çmimit të energjisë, pra sipas Shanos, kemi lloj-lloj amnistish ai i qëndron asaj që ka thënë që një amnisti fiskale pa bërë llogari se çfarë kemi bërë ne nuk duhet bërë.

Ky vend më shumë se amnisti fiskale ka nevojë për zbatimin rregullave të krijojë besim te institucionet dhe kjo amnisti bën të kundërtën, ndërkohë që qeveria këmbëngul. Sa i përket ekonomisë informale matja e fundit tregon se në vendin tonë është 40%. Paraja e zezë mban të ngrira çmimet e apartamenteve, të gjitha këto gjëra nuk i shoh të ndodhin, vëmendja e qeverisë është te përdorimi i parave që akumulon në buxhet nga tregu te PPP-të, nuk shoh nga qeveria një transparencë për paratë që përdoren në ndërtim apo cdo kanal tjetër për pastrimin e parave. Ajo është një para që gjen mënyrën e vetë për tu betonizuar në qeveri. Qeveria kërkon ti amnistojë këto para, por dukshëm qeveria kërkon që këtij grumbulli keqbërësishit që i janë shmangur konkurrencës së ndershme tu japë superioritet ndaj atyre që kanë punuar me djersë.

I pyetur nëse e justifikon lufta gjithë këtë situatë që po ndodh këtu, Shano tha se sa i përket heqjes së fashës 800 kë nga qeveria për muajin tetor, vendi ynë nuk ka nevojë të importojë energji sepse e prodhon vetë. Sipas tij, lufta në Ukrainë nuk ka ndikim, ndërsa theksoi e është i bezdisur nga kjo retorikë e qeverisë.

Lufta në Ukrainë ka ndikim të drejtpërdrejtë në shumë shtete evropiane që kanë të lidhur furnizimin me energji me të, ne s’kemi lidhje me të për të siguruar energjinë vetëm kur na duhet të dalim në treg për blerje. Por ne nuk kemi nevojë aktualisht të importojmë energji. Energjia ka efekt zinxhirë në ekonomi sigurisht që do e ndjejmë, por rritja e çmimeve galopante ka ndodhur shumë më para dhe është e kot ta justifikosh me filtrin e luftës në Ukrainë. Pas 1-2 vitesh këto gjëra do e kenë humbur dallimin nga njëra tjetrën, por rritja e çmimeve këtu për shkak të luftës në Ukrainë është një arsyetim i gabuar, dhe është retorikë e gabuar dhe më krijon idenë se në këtë vend nuk ka institucione të pavarura. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në këtë histori dhe në fund ajo që ndodh është se do paguajmë ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy