Petagogia Albana Ndoja në një intervistë për MCN ka folur për tekstet shkollore për të cilat u shpreh se mungon një rishikim i tyre.
Ajo theksoi se në parim kurikula e teksteve të gjuhës shqipe mbështetet në një material teorik i cili është i kodifikuar dhe që referohet përgjithësisht nga dy tekste bazë të akademisë së shkencave që është gramatika një dhe gramatika dy.
Ndër të tjera ajo shtoi se se duhet hartuar një gramatikë e re, sepse kemi evidentuar problematikat që shfaqen si në metodologji si në trajtim këto lloj tekstesh.
Gjuha e folur është një nga nivelet e paraqitura në kurikulat universitare. Këto janë tekste shkollor, universitar që nuk presupozohet të reflektojnë gjithçka që shfaqet në ligjërimin e folur dhe këto të reflektohen edhe në tekste të nivelit para universitar. Problemi është pastaj sesa ndikon kjo lloj kompetence që nuk reflekton aq sa duhet në analizën e teksteve që përmbajnë këto lloj korpusesh të ligjërimit të përditshëm. Kjo po ndikon jo fort mirë sepse përderisa nuk i merr të gjitha ato lloj njohurish të përgjithshme pastaj krijohen probleme dhe në deshifrim.
Në parim kurikula e teksteve të gjuhës shqipe mbështetet në një material teorik i cili është i kodifikuar dhe që referohet përgjithësisht nga dy tekste bazë të akademisë së shkencave që është gramatika një dhe gramatika dy që i përket nivelit të studimit morfologjik dhe sintaksor. Përveç këtyre janë përsëri tekste të nivelit universitar të aspektit të studimit fonetik, kështu që si me thënë tekstet bazë janë tekste të kodifikuar në nivel akademik.
Problemi është se sa janë të afta që këto tekste që kemi ne sot të japin ato lloj kompetencash me zhvillime gjuhësore. Natyrisht duhet hartuar një gramatikë e re, sepse kemi evidentuar problematikat që shfaqen si në metodologji si në trajtim këto lloj tekstesh, pra e kam fjalën për gramatikën 1 dhe 2, por edhe për nivele të tjera dhe jo vetëm janë evidentuar probleme por janë dhënë dhe alternativa zgjidhjeje.



