Firmoset marrëveshja për Portin turistik të Durrësit/ Rama: Tani do të çelet kantieri dhe do të fillojë puna (VIDEO)

Firmoset marrëveshja për Portin turistik të Durrësit/ Rama: Tani do të çelet kantieri dhe do të fillojë puna (VIDEO)

Qeveria shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Në fjalën e mbajtur kryeministri Edi Rama tha se me firmosjen e kontratës sot do të nisë çelja e kantierit dhe do të fillojë puna për projektin që pritet të kapë një vlerë 2 miliardë euro.

Me firmosjen e kontratës sot ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës, dhe e hapjes së një fronti të ri punësimi. Nuk diskutohet që Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si lokomotivë, që do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik. Por ‘Durrës Marina’ hyn edhe si konkurrent në tregun ndërkombëtar, që do të ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshem, por do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd, që s’do të ketë më asnjë arsye që ta shohë të ardhmen jashtë vendit. ‘Durrës Marina’ do sjell mbrapa në vendin e tyre njerëz jo vetëm nga Durrësi, por edhe vende të tjera, për të punuar këtu në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy