
Gjermania dhe Franca kanë paraqitur në samitin BE–Ballkani Perëndimor dokumentin jo formal përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në studion e MCN Informacion, Irisa Çupa, eksperte integrimi; dhe Gentian Haxhiu, koordinator pranë Kolegjit të Europës, analizuan këtë propozim dhe përfitimet që mund të ketë Shqipëria. Çupa u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për vendin tonë, duke parë dinamikën e zhvillimeve në kontekstin ndërkombëtar, ndërsa Xhaxhiu u shpreh se kjo është një përpjekje për të rizgjuar procesin e zgjerimit.
IRISA ÇUPA – EKSPERTE INTEGRIMI
Ka ndikuar ndyrshimi i diplomacisë amerikane tradicionale. Më parë është investuar në aleanca të rëndësishme, edhe pa përfitim të menjëhershëm. Tani Trump është më realist, sepse bën pyetjen: Çfarë përfiton Amerika nga kjo?
BE duhet të mendojë për pozicionimin e tij edhe nëse nuk është amerika në krah. Ballkani ka rëndësi për BE, në mënyrë që të ripozicionojë veten përballë influencavetë reja.
Do të jetë një mundësi e mirë për t’u integruar në një mënyrë pak më të lehtë.
GENTIAN XHAXHIU – KOORDINATOR PRANË KOLEGJIT TË EUROPËS
Ka një frustrim të madh mes popujve të Ballkanit. Duke e ndier këtë dhe duke parë momentin e vështirë që Europa po kalon, është menduar një zgjidhje e ndërmjetme. Ndaj kanë nxjerrë nga mënga këtë term që nuk është i panjohur. Sepse është propozuar në 2020 nga teknokratët e Brukselit. Është një përjekje për ta rizgjuar procesin e integrimit.
Aksesi në tregun e brendshëm mbetet grupkapitulli më i vështirë. Kjo lidhet me politikat e bujqësisë, peshkimit, cilësinë e produkteve, gjëra që fermeri shqiptar nuk i njeh. Në rast se Shqipëria p.sh. do që sardelet të hyjnë në tregun europian, do të duhet të dëshmojmë që mënyra si ky peshk kapet është e duhura. Pra, procesi nis që këtu. Për peshkimin ka një kapitull më vete.



