15 raste të reja me koronavirus, 3 persona kanë ndërruar jetë në Maqedoni

15 raste të reja me koronavirus, 3 persona kanë ndërruar jetë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 15 raste të reja me koronavirus. Ky është një lajm i mirë duke e krahasuar me atë të ditës së djeshme ku numri brenda 24 orëve ishte 72 të infektuar.

Gjithashtu, Ministria ka njoftuar se mbrëmë kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e koronavirusit, dy nga Tetova dhe një nga Koçani.

Dr. Vladimir Mikiç në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Spasovski dhe ministrin Filipçe tha se masat e reja për kufizim të lëvizjes janë të paevitueshme dhe të domosdoshme dhe se mos-implementimi i tyre do të rëndojë edhe më tepër gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në vend. 

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni të Veriut është 570.

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas qyteteve është : Kumanovë (8), Shkup (4), Tetovë (1), Strugë (1), Shtip (1).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy