
Parlamenti Europian ka miratuar sot buxhetin për 7 vitet e ardhshme me një shumicë votash dërrmuese, duke i hapur rrugën BE-së të ndjekë programet kryesore duke dilluar nga viti i ardhshëm.
Buxheti, por edhe një paketë ndihme për rikuperimet nga dëmet e koronavirusit që kam vlerën e 1.8 trilionë eurosh, u votua sot në Parlamentin Europian me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenim. Për të ishte rënë dakord që në fillim të këtij muaji, por u votua vetëm sot.
Buxheti përfshin një shtesë prej 15 miliardë eurosh për 10 programe, të cilat gjithashtu do të ndihmojnë në luftën kundë koronavirusit, do të afrojnë mundësi për të rinjtë dhe do të mbrojnë vlerat europiane.
Presidenti i Parlamentin Europian, David Sassoli, e quajti atë një "buxhet historik në një moment historik", i cili hedh bazat për një "Evropë më të mirë dhe më të drejtë".
Gjithsesi për të shkuar deri te aprovimi i buxhetit rruga nuk ka qenë e lehtë pasi Hungaria dhe Polonia kërcënuan të vinin veton për shkak të kundërshtimit të një mekanizmi që do të kushtëzonte disa fonde. Megjithatë edhe për këtë u arrit një kompromis.



