
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur në Kuvend tha se Kosova do t’i mbrojë kufijtë çdo herë, duke theksuar se rreziku nuk ka kaluar.
Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi. Në veçanti në fushën e sigurisë meqë në shtator Kosova u përball me situatën më të rrezikshme që pas luftës. Një grup i mbështetur nga Serbia kreu akt agresioni që të shkaktohet destabilizim. Kosova u përball me një agresor, të dukshëm në ambicie me qëllimin cenimin e themelit të shtetit tonë... Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, ka thënë Osmani.



