Prefekti Vangjel Tavo, pas daljes nga SPAK tha se ka qenë në Prokurorinë e Posaçme për një kallëzim që ai ka bërë në vitin 2021.
Duke folur për mediat Tavo hodhi poshtë raportimet e mëhershme që është pyetur as për çështjen CEZ-DIA, apo për lobimin e LSI në SHBA.
(10:15)
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se Tavo po dëshmon mbi aferën CEZ-DIA.

"Prefekti i qarkut të Vlorës është paraqitur pranë SPAK, pa praninë e një avokati, pak minuta më parë. Mcn Live është interesuar pranë Prokurorisë së Posaçme, dhe çka kemi mësuar është që z. Vangjel Tavo vjen në SPAK për aferën CEZ-DIA në kohën që ai ka qenë politikan i lartë në partinë LSI. Vjen për të deklaruar sot raportet që ka pasur me z.Ilir Meta, që mund të hedhin dritë për aferën e CEZ-DIA që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Më herët ka qenë z.Vasili, z.Naço, dhe aktualisht është z.Tavo. Pritet që Prokuroria e Posaçme të konkludojë nëse ka gjetur elemente të veprës penale që do rëndonin pozitën e ilir Metës. Prania e z.Tavo është e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit”.



