
Rrufetë e rëna gjatë natës, ka shkaktuar dëme të mëdha në një banesë në Finiq të Sarandës. Në foto duket banesa në fshatin Neohor, bashkia Finiq, e cila ka marrë djegie të konsiderueshme për shkak se është goditur nga rrufeja.
Mësohet se banesa nuk ka qenë e pajisur me rrufepritëse dhe për këtë arsye ka marrë flakë për shkak të shkarkesës së lartë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa nuk janë raportuar të lënduar në njerëz.



