
Situata problematike e krijuar nga moti me reshje të dendura dëbore në fshatrat e bashkive Librazhd, duket se është qetësuar ndjeshëm.
Pothuajse të gjitha rrugët rurale që u bllokuan nga dëbora, janë hapur dhe energjia elektrike është rikthyer pas orës 02:00 të kësaj fundjave.
Këto i ka bërë të ditur në një komunikim për 'MCN lajme', Mariglen Disha, kryetar i bashkisë Librazhd.
Jemi në gatishmëri të plotë. Në të gjitha njësitë administrative kemi ngritur grupet e punës. Aktualisht po punojmë në njësinë administrative Seblevë, në të cilën është një segment rrugë në të cilin kemi çdo vit probleme gjatë motit të keq, quhet “Shkalla e Lunikut”. Aty po punohet me fadroma e bashkisë dhe duke e karikuar edhe me krip, për ta bërë rrugën të kalueshme. Të gjitha akset tjera janë të kalueshme në të gjitha segmente e rrugës, vetëm në këtë segment kalohet me fadroma që janë 4x4.
Mbrëmë kemi apsur disa zona ku ka pasur banorë të izoluar nga dëbora e cila kishte arritur në 40 cm, kurse sot për fat bora u shkri, dhe nuk ka probleme më.
Mbrëmë ka pasur disa dëmtime të disa shtyllave por punonjësit e OSSHE, kanë punuar deri në ora 02 pas mesnate dhe kanë bërë të mundur lidhjen e energjisë elektrike me banesat që kishin shkëputje.



