
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Komandatit të Forcave Detare, Ylber Dogjanin.
Presidenca sqaron se shkarkimi i Dogjanit është bërë për shkak të mbarimit të mandatit. Ky dekret vjen disa muaj pas kërkesës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për ngjarjen e ndodhur në bazën e Pasha Limanit.
Por me datë 16 Janar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka dërguar Presidentit të Republikës kërkesën per lirimin e komandant Dogjani, pasi nga hetimi i kryer për ngjarjen e ndodhur në bazën e Pasha Limanit, ku u vodhën armë dhe municione, rezultonte se ai dhe 15 ushtarakë të tjerë, ishin përgjegjës për ngjarjen në fjalë.



