Gates kritikon stilin e drejtimit të Musk: Nuk ka masa objektive, por aktivitet të një njeriu! Po përkeqëson gjërat

Gates kritikon stilin e drejtimit të Musk: Nuk ka masa objektive, por aktivitet të një njeriu! Po përkeqëson gjërat

Disa drejtues kanë shprehur empati me taktikat “hardcore” të Elon Musk, që kurse ai mori drejtimin e Twitter muajin e kaluar. Por Bill Gates, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Microsoft, nuk e sheh veten mes tyre. “Situata në Twitter po i trazon gjërat”, tha ai për Financial Times duke iu përgjigjur pyetjes nëse ndreqja e ndarjeve të forta do të ishte më shumë një sfidë inxhinierike apo një sfidë ndërpersonale. “Në vend të ndërmarrjes së masave objektive, nga një grup i gjerë njerëzish, kemi parë një aktivitet të bërë nga një njeri”, shprehet ai.

Me pak fjalë, Gates mendon se qasja e Musk po bën që polarizimi dixhital të arrijë një nivel të lartë, gjë që mund të jetë katastrofike. Problemi e ka zanafillën në tetor, kur Musk bleu zyrtarisht platformën për 44 miliardë dollarë. Pothuajse menjëherë, struktura dhe rendi në Twitter filluan të zbehen. Reklamuesit u larguan masivisht, gazetarët u ndaluan, i gjithë ekipi i lartë drejtues kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa mijëra punonjës u pushuan nga puna. Musk po konsideron mundësinë për të rihapur llogaritë e përdoruesve që më parë janë ndaluar, përfshi ish-Presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas studimeve nga Universiteti Montclair në Twitter ka pasur një rritje të gjuhës së urrejtjes që kur pushtetin e mori Musk. Disa nga njerëzit që u liruan ose u larguan nga kompania me dëshirën e tyre ishin përgjegjës për monitorimin dhe heqjen e përmbajtjes abuzive në platformë. Kjo është krejt e kundërta e asaj çka Gates mendon se i duhet botës. “Platformat e mediave sociale me shtrirje gjigante si Twitter, mbajnë përgjegjësi të madhe”, shtoi Gates për Financial Times.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy