Avokati egjiptian bën thirrje në përdhunim të grave që veshin xhinse të shqyera

Avokati egjiptian bën thirrje në përdhunim të grave që veshin xhinse të shqyera

Këshilli Kombëtar i Egjiptit për të Drejta të Grave (NCWR) do ta padisë avokatin kontraverz i cili ka thënë se është “detyrë kombëtare” e egjiptianëve që t’i përdhunojnë  vajzat të cilat mbajnë xhinse të shqyera.

“Vajzat duhet të respektojnë veten në mënyrë që të tjerët t’i respektojnë. Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufirit”, ka thënë avokati Nabih Al-Wahsh në një debat në televizion, transmeton index.hr.

Ai ka shtuar se është “detyrë kombëtare” e egjiptianëve që t’ përdhunojnë vajzat të cilat i veshin xhinset e shqyera sepse “ato inkurajojnë përdhunimin”.

Al-Wahsh, i njohur për deklarata kontraverze, ka ngritur shumë pluhur në Egjipt me deklaratat e veta në tetor.

Al-Wahsh ishte pjesëmarrës në një debat të ashpër mbi “devijimin seksual” dhe prostitucionin në emisionin Infirad në kanalin Al-Assema kah mesi i muajit të kaluar.
Shefja e NCWR Maya Morsi e ka akuzuar Nabih Al-Wahsh’in për “thirrje të hapur për përdhunim” si dhe për shkelje të Kushtetutës së Egjiptit.

Al-Wahsh në paraqitjet e mëparshme e ka sulmuar NCWR, duke e quajtur “strofull të dyshuar” i cili zbaton agjendën perëndimore dhe i cili është përgjegjës për “përhapje të divorcit”, dhe “shkatërrim të Egjiptit”. Njëkohësisht, avokati kontraverz i mbrojti deklarata e veta, duke pretenduar se si edhe vajza e vet do të meritonte të përdhunohet sikur të vendoste të vishte xhinse të shqyera, shkruan Daily News Egypt.

“Vajza ime mban xhinse të thjeshta. Duhet t’i përmbahemi zakoneve dhe traditave lindore të cilat rrjedhin nga religjionet hyjnore”, ka thënë Al-Wahsh për Al Watan.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy