Përpos protestave dhe kundërshtimeve, për Kryeministrin Edi Rama sistemi i regjistrimeve në univesritet vijon të jetë më i mirë në 25 vitet e fundit duke garantuar meritë dhe transaprencë.
Përmes një postimi në facebook kreu i qeverisë u kërkon maturantëve që nuk rezultuan fitues të kenë durim dhe të ndjekin me kujdes raundin e dytë.
“Të dashur maturantë, sistemi i regjistrimeve në universitete është, për herë të parë pas 25 vjetësh, i gjithi në duart tuaja! Konkurenca dhe merita, janë më në fund dhe në transparencë të plotë përpara syve tuaj! Urime e suksese të gjithëve ndër ju që tanimë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar, ndërkohë që të tjerët mund të ndjekin në kohë reale zhvillimet për çdo degë, për të përmbushur synimin e tyre.
Deri dje të gjitha këto zhvillime ndodhnin larg syve dhe kontrollit tuaj, në errësirë të plotë, në dëm të konkurencës e të meritës. Sot ju jeni dëshmitarët e parë të një ndryshimi epokal. Miku, fisi, partia, leku apo shansi qorr, nuk kanë më asnjë fuqi mbi fatin tuaj në këtë proces. Atë e keni në dorë ju” përfundon postimi i kruyeministrit Rama.
