Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një vizitë të nivelit të lartë në Greqi ku u takua me kryeministrin, Kiriakos Mitsotakis. Liderët e dy vendeve nënshkruan këtë të enjte deklaratën e përbashkët të “Fqinjësisë së Mirë”, ku u zotuan se do të hapin kanalet e komunikimit në çdo nivel, do të rivendosnin dialogun politik si dhe do të zhvillonin konsultime të përbashkëta për mosmarrëveshjet, pa cënuar paqen dhe sigurinë.
Për pedagogun e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika, firmosja e marrëveshjes së “Fqinjësisë së Mirë” është një hap pozitiv për të dy vendet dhe ajo që u vu re në deklaratat e përbashkëta të dy liderëve, ishte ajo që Erdogan iu përmbajt tekstit që kishte përgatitur duke mos dal nga kuadri.
Sipas Çikës ndërsa Turqia pret një marrëveshje speciale ushtarake me SHBA-në, ajo po i tregon asaj rëndësinë dhe peshën e saj në rajon e BE duke rregulluar së pari marrëdhënien me Greqinë dhe duke zhvilluar takime në vende të tjera të BE, siç është Hungaria.
Intervista e plotë:
1.Zoti Çika, po flasim për një kurs të ri të Turqisë në politikën e Jashtme apo rikthim në ujërat e qeta të dialogut me interes edhe për Athinën? Ëin-ëin ka thënë Erdogan!
Presidenti turk disa ditë më parë tregoj për takimin e sotëm që u mbajt në Greqi, ai e nisi intervistën duke thënë se këto dy vende janë vëllezër sepse janë dhe vende fqinje. Turqia dhe Greqia kanë patur shpesh debate me njëra tjetrën. Takimi i sotëm ka sjellë sot diskutime për marrëveshje të ndryshme dhe janë hapa pozitivë. Ky rikthimin e Erdogan në Athinë sjellë një frymë të re. Duhen parë qëndrimet e tyre, por është e rëndësishme që në deklaratën e përbashkët kanë qenë brenda kuadrit. Këtë herë Erdogan ndryshe nga herët e tjera ka lexuar tekstin që kishte përgatitur.
2. Ankaraja propozon që të gjitha çështjet të adresohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me diferencën se Greqia pranon të shkojë në Hagë vetëm për ndarjen e Shelfit kontinental dhe zonave ekskluzive ekonomike ndërsa Turqia vë në diskutim edhe sovranitetin në Egje. Sa e mundshme është që në axhendë të futet kërkesa për çmilitarizimin e ishujve, diçka kishte dhe në deklaratë?
Paketa që propozoi Turqia kishte një divergjencë nga të dyja palët, Turqia ka qenë gjithmonë për ti dërguar në Gjykatat Ndërkombëtare, por Greqia nuk ka pranuar pasi ka dërguar vetëm një pjesë. Ajo pranon vetëm dy, vendosja e Shelfit Kontinental dhe zonës ekonomike, në këtë këndvështrim nuk pranon të dërgojë çështje të tjera pasi i bazohet Traktatit të Lozanës. Ka disa çështje që pala turke i propozon, por pala greke pranon vetëm dy të dërgojë.
3. Çfarë ndryshon në qëndrimet që kanë palët për pakicën myslimanë të Trakës, një tjetër pikë kjo shumë e nxehtë?
Në deklaratat e përbashkëta që pati një divergjencë ishte citimi i Ergodan për pakicën në Trakë, ndërkohë që presidenti grek tha ekziston një “pakicë myslimane” jo një “pakicë turke”. Kjo çështje nuk pranohet për diskutim nga Greqia dhe pse flasim për një komunitet që është urë lidhëse për të dy vendet.
4. Lidhur me Qipron, Erdogan ka folur për një propozim që vjen nga e ashtuquajtura Republika Turke e Qipros për një bashkëpunim me përfitime në sektorin energjetik. Mendoni se do ketë përparim?
Marrëdhënia me Qipron është më specifike pasi po flasim për një shtet më vete. Ekziston një shtet që njihet vetëm nga Greqia që është Qipro Veriore. Në këtë aspekt duhet thënë se ajo që mund të çojnë në një zgjidhje është bashkëpunimi ekonomik. Të dy vendet janë afër për të zgjidhur këtë, por ka një interes shumë të madh për shfrytëzimin energjetik të tyre dhe kjo ka çuar në përplasje të dyja palët dhe është një aspekt pozitiv nëse do arrihet një bashkëpunim politik. Kjo nga ana tjetër sjellë përfitime për dy vendet. Është e vështirë që gjithë çështjet të zgjidhen, por firmosja e marrëveshjes së miqësisë së mirë është një hap pozitiv.
5. Pas Turqisë Erdogan shkon në Hungari. Si duhet lexuar kjo konjuktirë që nga Ankaraja shihet si përpjekje për të forcuar fqinjësinë në rajon?
Presidenti turk po përpiqet të ndërmarrë një aksion në politikën e jashtme për të treguar rëndësinë e Turqisë me rajonin. Mos të harrojmë se kjo lidhet me zhvillime të forta, Hamas-Izrael dhe rolin e saj. Më tej është marrëdhënia me BE, marrëveshje migratore dhe Turqia është kthyer në një pritëse e valëve migratore dhe ka një marrëveshje të veçantë me BE për të mos i lejuar ato të kalojnë në BE. Më tej jep mesazhe për SHBA që kërkon një marrëveshje speciale ushtarake. Është sulm shumëdimensional i Turqisë për të treguar peshën e saj në rajon .



