Dua Lipa në një lidhje me Jack Harlow?

Dua Lipa në një lidhje me Jack Harlow?

Megjithëse mund të duket e çuditshme ndonjëherë të shkruarit të një kënge për dike mund të jetë një mënyrë e mirë për tu afruar me të.

Sipas medias Page Six Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit ka një këngë kushuar yllit britaniko-shqiptar.

Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e telefonoi Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. 

Por duket se pasi u takua personalisht me yllin në Brunchin e Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo është mahnitur nga reperi dhe që prej atëherë thuhet se të dy kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

Burimet për Page Six thonë se ai madje fluturoi në New York City për t'u takuar me të të premten. Sipas burimit pranë Harlow, "ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj".

Lipa ka qenë në një marrëdhënie së fundmi me Trever Noah pasi dyshja u fotografuan duke u përqafuar pas darkës në Miss Lily's në Nju Jork në fund të shtatorit. Por një burim na thotë se darka ishte miqësore dhe u zhvillua pasi ai regjistroi podcastin e saj "Në shërbimin tuaj".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy