Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka folur për hetimet mbi vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke ngritur dyshime për mënyrën e ekzekutimit të ngjarjes, si dhe për mundësinë e informimit paraprak të autorit Violand Braçellari.
Ai e ka përshkruar autorin si një person me aftësi të larta në përdorimin e armës dhe me vendosmëri të plotë për të mos u dorëzuar.
Informacioni për vrasjen e efektivit ishte se asnjë nga kolegët e tij nuk kishte guxim ta vriste. Ai qëlloi për të vrarë edhe policinë dhe dorëzimi nuk ka më kuptim; sipas kësaj logjike, duhej ekzekutuar, sepse edhe RENEA këtë do të bënte. Nuk kam parë ndonjëherë një mënyrë të tillë ekzekutimi, por ky ishte një qitës i jashtëzakonshëm. Ai e kishte vendosur që nuk do të shkonte në burg.
Qitja e tij ishte e jashtëzakonshme në kokë dhe gjoks. Mund ta kishte organizuar RENEA më ndryshe këtë operacion, sepse dihej që ky nuk ishte si të tjerët, ishte ish-ushtarak me qitje të përsosur. Autori duhet të ishte ekzekutuar menjëherë. Logjika thotë se ai qëlloi për të vrarë policin dhe ishte profesionist në përdorimin e armëve. Qitja e tij ishte e saktë në kokë dhe gjoks.
Policia duhet të japë një mesazh të qartë: nuk qëllohet mbi policinë, me antiplumb apo pa antiplumb. Si mundet media të mos marrë në vlerësim asgjë për viktimën, por të merret me detaje si nëse makina ishte prishur apo nëse kishte antiplumb? Duhet burgim i përjetshëm për ata që vrasin policë. Antiplumbat e policisë nuk e përballojnë dot kallashnikovin.
Duke folur për ndërhyrjen e forcave speciale RENEA, Bregu tha se operacioni ka pasur vështirësi, por paralajmëroi që ngjarja nuk duhet të përdoret për të përgjithësuar mbi policinë.
Informacioni ka qenë në orën 3 të mëngjesit dhe ata kanë shkuar në 7, pasi ai ishte përgatitur. Por si mund të ketë pasur ai guxim për të vrarë policinë? Gabimi ka qenë urdhri për ekzekutimin e tij, por ky nuk është rasti për të shënjestruar policinë kur dikush ka vrarë efektivë.
Dënimi kapital jepet për një trafikant droge kur vret një tjetër trafikant, por kur vret policinë, ka vetëm një shprehje: policia gaboi. Duhet parë mënyra se si ai po priste; dikush mund ta ketë informuar se po vinte policia. Personi që e ka lajmëruar nuk është gjetur ende, dhe vrasja e efektivit dyshohet se është kryer në bashkëpunim.
Hetimi duhet ta zbardhë këtë dhe presioni duhet të shkojë te kush e lajmëroi. Vrasja e efektivit është në bashkëpunim dhe ai e kishte vendosur që do të vriste policë. Kjo është një zonë problematike, ku ka gjithmonë persona të armatosur në fshatra.
I pyetur nëse përgjegëjsia për këtë ngjarje bie mbi drejtorin e policisë së Korcës Vilson Bala, Breghu tha se ai ka plot mëkate të tjera, por ky nuk ëhstë rasti.
Vlerësimin e drejtorit Vilson Bala e bën Drejtoria e Përgjithshme. Unë kam rezerva për punën e tij, ka të pafundme, por ky nuk është rasti. AMP do të bëjë hetimet e veta, por ky nuk është rasti. Nuk mund ta lëvizim nga kjo detyrë për këtë ngjarje, kur “mëkatet” e tij janë të tjera.
Nuk mund t’i japim një impakt krimit, sepse kjo do të na tregonte shumë të dobët përballë autorit. Ai duhej vrarë, kjo ishte. Autori është një killer, vrasës gjakftohtë, nuk shprehu kurrë pendesë. Ajo që duhet gjetur tani është se cili polic e informonte, kush paguhej prej tij. Dosja është ajo që shkon dhe jep të gjitha të dhënat.



