Leli: Situatë problematike në Vlorë, jemi në gatishmëri

Leli: Situatë problematike në Vlorë, jemi në gatishmëri

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thotë se situata është tepër problematike në këtë qytet, dhe se ai së bashku me punonjësit dhe forcat e ushtrisë janë pranë familjeve në nevojë.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme.

“Gjatë natës janë marrë masa për evakuimin e banorëve që rrezikojnë nga përmbytjet. Janë njoftuar nga të gjitha familjet ku ka probleme, tani do shkojmë të ndihmojmë një familje për të zhvendosur gjënë e gjallë në një vend të sigurt. Qytetarët duhet të kufizojnë sa më shumë lëvizjen për të lënë hapësira për ata që kanë më shumë nevojë. Në Vlorë situata është problematike, reshjet vazhdojnë më të fuqishme. Është një zonë afër Ujit të Ftohtë, ka pasur zbritje nga kodrat e alovioneve, e njëjta situatë është edhe nga Orikumi deri në Llogara, me aluvione. Ka mjete shpëtimi për të gjithë njerëzit që do shfaqin problematika. Edhe forcat e ushtrisë janë këtu për t’iu shërbyer atyre që do kenë nevojë, sepse mesa duket situata do të jetë problematike. Janë marrë masa, situata nuk është e ngjashme me atë të vitit 2016”, tha Leli për Report. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy