Vrasja e gjyqtarit/ KLGJ kërkesa për ligjin e magjistratëve dhe “kontroll” ndaj medias e rrjeteve sociale (VIDEO)

Vrasja e gjyqtarit/ KLGJ kërkesa për ligjin e magjistratëve dhe “kontroll” ndaj medias e rrjeteve sociale (VIDEO)

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e datës 10 tetor ka vendosur një plan masash për sigurinë në gjykata pas vrasjes së gjyqtarit Astir Kalaja, duke kërkuar ndër të tjera ndryshimin e statutit të magjistratit

 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije:

Vendimi i KLGJ ka elementë të rëndësishëm. Është diskutuar pajisja e të gjitha institucioneve dhe gjykatave me skanerin me metal-detektor, vendosjen e kamerave të sigurisë aty ku mungojnë.  Ndryshimi i kuadrit ligjor, analizimi i informacioneve dhe praninë e trupës së sigurisë të trajnuar nga Policia e Shtetit, apo pjesë e Policisë së Shtetit. Kërkohet ndryshimi i ligjit për statusin e magjistratit. Nuk dihet çfarë kërkon ky grup institucional në ndryshimin ligjor, pajisjen e tyre me armë, apo shoqërimin me truproja shtesë. Duhet që në bashkëpunim me AKEP dhe AMA të monitorohen mediat për gjuhën e urrejtjes, rrjetet sociale, por edhe për postimet që mund të ndikojnë për cenimin e integritetit dhe figurës së magjistratëve”.

Lidhur me rritjen e sigurisë në gjykata, thuhet se u vendos: 

 

“Marrja e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë”.

Sa i takon bashkëpunimit të KLGJ me  AKEP dhe AMA për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në media dhe rrjete sociale, thuhet:

 

Bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore”.

 

Gjithashtu bëhet me dije se do të nisin procedurat për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy