Dënimi i Adriatik Llallës, Kim: Askush nuk është mbi ligjin!

Dënimi i Adriatik Llallës, Kim: Askush nuk është mbi ligjin!

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit ndaj ish-Kryeprokurorit Adriatik Llallës, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të korruptuar, ndërsa sipas saj, askush nuk është mbi ligjin.

Më vjen mirë që shikoj se drejtësia është vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Kim.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të dënojë përfundimisht me dy vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm. Adriatik Llalla. Ai është zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë në qeli pas këtij vendimi të formës së prerë, ndërsa gjithashtu është dënuar me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe i janë konfiskuar disa pasuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy