Policia ka arrestuar një pedagoge në Universitetin e Shkodrës pas denoncimit në një emision investigativ ku ajo është filmuar duke marrë para në këmbim të dhënies së notave.
Në pranga përfundoi Ditika Kopliku, 47 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila sipas policisë u merrte nga 100 euro studentëve në këmbim të notës kaluese.
“Ndalimi i saj u bë pasi më datë 05.09.2016 u bë shpallja në kërkim e kësaj shtetase pasi nga emisioni investigativ “STOP”, janë transmetuar pamje filmike ku tregon se kjo shtetase me detyre petagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër i ka dhënë notë kaluese studentes me iniciale M.S. kundrejt pagesës me vlerë 100 euro”, informon policia.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale parashikuar.
