Çaça: Ndërhyrja e policisë ndaj “Shqipëria Bëhet” jo proporcionale dhe brutale. Lapaj bëri autogol pas zgjedhjeve (VIDEO)

Çaça: Ndërhyrja e policisë ndaj “Shqipëria Bëhet” jo proporcionale dhe brutale. Lapaj bëri autogol pas zgjedhjeve (VIDEO)

Avokati Përparim Çaça duke folur në Mcn Live për përplasjen mes mbështetësve të “Shqipëria Bëhet” dhe efektivëve, thotë se Policia e Shtetit ka kryer një ndërhyrje brutale, jo proporcionale dhe të pajustifikuar. 

 

“Lapaj s’ka bërë ndonjëherë protesta të dhunshme. Numri ka qenë modest, pavarësisht se Adriatiku thotë që është dyfishuar numri. S’kemi të bëjmë me protestë masive që është trembur kaq shumë regjimi. Diçka ka ndodhur. Edhe nëse është fakti që do duhej të hiqej struktura me platsmas, për t’i lënë hapësirë një strukture tjetër, kjo s’është normale. Protesta e Lapajt është dinjitoze, unë e respektoj dhe e mbështes. Janë qytetarë të lirë që protestojnë. Sjellja që ka bërë policia s’ka qenë proporcionale. S’ka pasur ndonjë rrezik të caktuar. Duke patur parasysh që ligji për tubimet ai është, bëhet njoftimi, etj…Por nëse do ta bësh në mes të rrugës, bulevardit, s’do lejohesh, sepse ka disa elementë që duhet të zbatohet. Por gjykoj s’e s’ka penguar askënd. E shoh jo proporcionale ndërhyrjen e policisë. Te plastmasi policia ka shkuar në ekstrem. Ka qenë ndërhyrje brutale, jo proporcionale, një dhunë e pajustifikuar për këtë lloj proteste”. 

 

Çaça tha se Lapaj bëri një autogol, pasi në perceptimin publik u duk sikur po luftonte për një karrige deputeti pas zgjedhjeve, ndërkohë që mori plot 70 mijë vota. 

 

Avokati e konsideroi foltoren e PD një protestë për të mbajtur gjallë sistemin opozitar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy