Hoti: Grupi pranë Berishës s’e ka forcën që të konturohet si anti-amerikan

Hoti: Grupi pranë Berishës s’e ka forcën që të konturohet si anti-amerikan

Analisti Dritan Hoti deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se grupimi pranë Sali Berishës s'e ka forcën për t’u konturuar si forcë anti-ameriane.

Hoti u shpreh i mendimit se ky konflikt do të marrë një zgjidhje shumë shpejt.

Ata që e ndjekin Berishën janë për solidaritet të brendshëm, disa mund të jenë për solidaritet krahinor që ekziston në politikën shqiptare, disa për bindje politike, që e kanë si referencë Berishën të së djathtës shqiptare, dhe disa për konvergime interesash. Por nuk mendoj se ajo pjesë afër tij është anti-amerikane, dhe nuk ka forcën e duhur që të konturohet si forcë anti-amerikane në kushtet e Shqipërisë. Ky konflikt do marrë drejtim shumë shpejt. Berisha ka konformizëm politik, e njeh forcën e SHBA-së. Nuk ka as mundësinë as dëshirën të tejkalojë limitet reale. Berisha s’do jetë faktori relevant që do përcaktojë qëndrimet anti-amerikan. Basha ishte lider me të meta të mëdha, që nuk mendojë se mund t’i riparojë më. Nuk i ka kapacitetet që t’i riparojë dhe të imponohet në nivelet e një lideri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy