
Presidenti Meta ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në argumentimin që shoqëron kthimin e ligjit sërish në Parlament, Meta shprehet se trajtimi fiskal i diferencuar që aplikon ky ligj, shkel parime e të drejta themelore kushtetuese.
Për ilustrim, për subjektet që operojnë në fushën e turizmit argëtues, sportet ujore etj., nuk i është hequr përjashtimi nga TVSH për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, apo heqja e shkallës së reduktuar për aktivitete dhe sektorë të tjerë. Pra këto subjekte mbeten të favorizuara përmes përjashtimit nga TVSH. Kjo do të thotë se, këto subjekte që operojnë në shitjen dhe tregtimin e mjeteve lundruese ngelen të favorizuara, ndërkohë që sektorë të veçantë të ekonomisë me më shumë nevojë, diferencohen dhe mbahen në presion fiskal të diferencuar dhe jo proporcional me nevojën që dikton mbështetja e tyre.



