Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë/ Begaj: Bashkëpunim më aktiv mes dy shteteve të një kombi

Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë/ Begaj: Bashkëpunim më aktiv mes dy shteteve të një kombi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë mbajti mbrëmë një pritje me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë dhe shprehu nderim për sakrificat dhe përpjekjet e të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e lirisë dhe shtetësisë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy shteteve shqiptare dhe për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj vlerësoi se pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajon dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane.

Presidenti i Republikës apeloi Bashkimin Evropian për të lehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre.

Kreu i shtetit u shpreh se “në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më pro tij, Kosovën.”

Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi autoritetet e Kosovës për arritjet gjatë këtyre 17 viteve në funksion të qytetarëve dhe demokracisë, duke përshëndetur edhe procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.

Begaj tha se “Shqipëria e Kosova janë dy shtete të një kombi, kombit shqiptar”.

Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos në fushën ekonomike midis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie. 

Pritja përfundoi me një program artistik, ku sopranoja Adelina Paloja, pianistja Merita Rexha Tershana dhe ansambli vokal "Okteti plus" ofruan një performancë të pasur për të pranishmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy