Kanceret e gojës dhe fytit/ Një studim zbulon lidhjen me seksin oral dhe numrin e partnerëve

Kanceret e gojës dhe fytit/ Një studim zbulon lidhjen me seksin oral dhe numrin e partnerëve

Papilloma virus ose HPV transmetohet seksualisht dhe dihet se është përgjegjës për forma të ndryshme të kancerit: të qafës së mitrës (është shkaku i parë), por edhe i llojeve më të rralla që prekin vulvën, vaginën, penisin dhe anusin.

Dhe kanceret që prekin gojën dhe fytin, rastet e të cilave janë në rritje dhe për të cilat ekspertët kanë ngritur alarmin: kujdes kur bëni seks oral sepse mosha në të cilën filloni, numri i partnerëve dhe shpeshtësia me të cilën ndërrohen mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit dhe të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Ky konkluzion del nga studimi i botuar së fundmi në revistën shkencore “Cancer”, sipas të cilit të kesh më shumë se 10 partnerë me të cilët ke praktikuar seks oral rrit katërfish shanset për kancerin e gojës ose fytit. Rreziku rritet më tej për ata që e kanë filluar shumë të vegjël dhe kanë pasur shumë partnerë në një kohë të shkurtër.

Hulumtimi i ri: çfarë e rrit rrezikun

Studimet e mëparshme kanë treguar se praktikimi i seksit oral është një faktor i rëndësishëm rreziku për fillimin e karcinomave të orofaringut, traktit ndërmjetës të faringut, midis gojës dhe fytit dhe një analizë me mbi 13 000 njerëz ka treguar se rreziku është më i lartë për meshkujt të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me 5 ose më shumë partnerë. Virusi HPV transmetohet në gojë dhe në fyt përmes seksit oral dhe, sipas statistikave më të fundit, është përgjegjës për rreth 70 për qind të rasteve të reja të diagnostikuara çdo vit me kancer orofaringeal, i cili zhvillohet në pjesën e prapme të fytit, në bazën e gjuhës ose te bajamet.

Për të konstatuar se sa dhe si sjellja personale ndikon në gjasat e sëmundjes, autorët amerikanë të studimit të ri, të udhëhequr nga Virginia Drake e Departamentit të Otolaringologjisë në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, zhvilluan një sondazh me 163 pacientë me kancer të orofaringut dhe 345 njerëz të shëndetshëm.

"Numri i rasteve të këtij lloji të kancerit po rritet vazhdimisht në Shtetet e Bashkuara, dh, kancerie më gjerë - thotë Drake. - Kjo është arsyeja pse ne donim të kuptonim më mirë se çfarë mund të nxisë përhapjen e sëmundjes dhe të kuptojmë më mirë se kush është më i rrezikuar. Studimi ynë tregon se jo vetëm numri i mëparshëm i partnerëve të shtratit luan rol, por edhe fakti që keni pasur shumë partnerë më të vjetër në një moshë shumë të re dhe sasia e marrëdhënieve me njerëz të ndryshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy