Bankat në dosjen e SPAK, Resulaj: Duhet kontroll shumë i fortë (VIDEO)

Bankat në dosjen e SPAK, Resulaj: Duhet kontroll shumë i fortë (VIDEO)

Deputetja socialiste Pranvera Resulaj për BKT, Procredit dhe RaiffesenBank, por edhe Credins Bank të cilat janë identifikuar në dosjen e prokurorisë në skandalin e vjedhjes së afro 40 milionë eurove nga qytetarët nëpërmjet skemës së mikrokredive, deklaroi se ka nevojë për kontroll shumë të fortë.

Duke folur për MCN Live, Resulaj tha se çështja e bankave ka qenë gjithmonë në vëmendje.  

Këto kanë pa diskutim nevojë për një kontroll shumë të fortë, për një ndryshim në rregullore që është bërë nga Banka e Shqipërisë për të mbrojtur qytetarin që ka interes për kredi konsumatore, me vlera të vogla dhe me norma të mëdha interesi.

Sa më i lartë të jetë risku në një kredidhënie, institucioni bankar që e jep atë do të aplikojë norma interesi shumë të larta.

Këtu devijoi pak ky rregull bazik që duhej të zbatohej dhe u abuzua me mënyrën se si u sekuestruan asetet dhe si qytetarët u vunë në një pozitë shumë të vështirë për shlyerjen e detyrimeve.

Di që edhe vetë Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim në SPAK. Është një formë e duhur për të parë se si qëndron e vërteta dhe si duhet të merren masa ndaj atyre që kanë abuzuar me kreditë.

Fola për institucionet financiare jo bankare, ndërsa bankat kanë më tepër kontroll dhe filtra sa i takon llogarive të qytetarëve, kreditimit, depozitave dhe transaksioneve që kryhen brenda sistemit bankar.

SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kujtdo që është shkelës i ligjit dhe më në fund të mos ketë pandëshkueshmëri.

Por Banka e Shqipërisë ka marrë masa rregullatore, por do të lutesha shumë që ta lëmë SPAK-un të hetojë por pa paragjykuar sistemin bankar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy