Për herë të parë rrjeti social Twitter ka paralajmëruar Presidentin Trump që në postimet e tij të verifikojë faktet.
Presidenti i SHBA kishte postuar një Twett duke përmendur rrezikun e mashtrimit të zgjedhjeve në Kaliforni.
Twitter i ka nisur një njoftim ku shkruhet: "përmbajnë informacione potencialisht mashtruese". Trump ka reaguar duke e konsideruar si shtypje të fjalës së lirë dhe kërcënon se do të marrë masa.



