
Elida Motro Iljazi, eksperte për zhvillimin personal në tregun e punës deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy“ se në tregun shqiptar tashmë shihet vlera që sjell një punonjës, jo lloji i diplomës. Po ashtu Elida Motro Iljazi tha se gjëja që u humb e para pas pandemisë tek tregu privat është fondi për investimet tek njerëzit. "Këto janë ndërhyrje që bën shteti. Unë vij nga privati, patjetër që kanë pasur nevojat e tyre, janë shumë arsye, por ndodhi. Hierarkia e pagave, flasim për treg që është i kontrolluar. Çfarë efekti ka tek tregu tjetër dhe sa ndikon në peshën neto të pagës që ka një punonjës në përgjithësi. Ndikon shumë. Janë si disa rrathë, fillimisht e ndjejnë ata që përfitojnë nga kjo gjë. Qëllimi është për të mbajtur më të mirët. Në jetëgjatësi do na shërbejë të gjithëve. Funksioni i burimeve njerëzore, që në planifikimin e burimeve njerëzore, rekrutimin, personi që ka të bëjë shumë është drejtuesi i linjës. Këto janë funksionet që po zhvillohen. Nuk po luftohet për të ngritur departamente të burimeve njerëzore. Nëse do merrja dikë në punë gjëja fundit që do shihja është lloji i diplomës, unë do shihja vlerën që sjell. Në një kompani janë pronarët, janë aksionerët që mendojnë se ku do të jenë për 10 vite. Në momentin që vendosin ku do të jenë atje fillon puna me njerëzit, bëhet organiokrama. Nëse për 10 vjet në rastin e administratës shumë nga vendet nuk do të jenë ç’kuptim ka. Nga pozicionet që kemi në organiogramë do dalin detyrat, çfarë vlerë pritet të sjellë çdo pozicion. Ka raste kur disa nga aftësitë që ke i sjellin kompanisë shumë lekë. Trendi është që “hot skills’ janë ‘people skills’, çfarë behët me njerëzit. Në tregun shqiptar të punës nga kërkesat që kam është më sill më të mirin në treg, nuk thotë më sill një djalë të mirë që di të bëjë edhe këtë gjë. Po vlera që sjell. Nëse shkojmë me indicien të ngremë pagat është për 101 arsyet, por nëse rregullojmë sistemin, që vlera të përputhet me pozicionin. Sa i takon tregut privat dhe rrugës së karrierës po shihet si një nevojë. Gjëja që u humb e para pas pandemisë tek tregu privat është fondi për investimet tek njerëzit. E ka vrarë pandemia. Rruga e karrierës është motivimi për nesër.



