
Këngëtarja nga Kosova Albina Kelmendi në një lidhje skype me emisionin “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer mbi këngën e saj më të re e cila mban titullin “Dada”.
Ajo tha se “Dada” ishte diçka spontane e ardhur nga një demo e profesorit i cili ka bërë dhe realizimin e saj.
Albina tregon se prej një viti ka nisur punën dhe për albumin e saj të ri ku shprehet se publiku do të njohë një albinë të re në muzikë larg këngëve patriotike me të cilën atë e identifikojnë shpesh.
Dada’ është emër të cilin e kemi filluar si demo me profesorin Enisin sepse krijuam njëlloj historie. Ishte diçka spontane, e gjitha filloi spontanisht nga një demo dhe sado që u munduam të dilnim jashtë ‘Dadës’ prapë së prapë nuk ja dolëm.
‘Albina e re’, me flokët nuk eksperimentoj shumë sepse më shumë kam eksperimentuar në muzikë, por duke pasur parasysh se shumë njerëz më njohin si prodhuese e këngëve të vjetra, po mendoja që të më njohin dhe përmes këngëve të reja. Përmenden gjithmonë këngët patriotike dhe pse nuk do ti lë asnjëherë ato mendoj se ka ardhur koha për këngët e reja.
Përveç ‘Dadës’ nuk e di nëse do ketë ndonjë projekt të ri deri në promovimin e albumit tim të parë dhe aty do keni mundësi të kuptoni rrugën time me muzikën, por gjithmonë jashtë këngëve patriotike. Do kenë mundësi të dëgjojnë Albinën e re, anën time tjetër që përveç këngëve patriotike di të këndojë dhe këngë të tjera.
Albumi im i ri e ka nisur tashmë rrugën e tij. Përveç datës që është vendosur për në fund të këtij viti, ka një vit që ka nisur rrugën albumi, por angazhimi në Evrovizion më bëri që të shtyjë punët. Sa i përket numrit të këngëve dhe titullin e albumit do e marrim vesh rrugës.



