Një burrë gjerman 33 vjeç mund të jetë i pari evropian që është prekur dhe ka transmetuar infeksionin e ri të koronavirusit. Ky thuhet në një letër të mjekëve gjermanë të publikuar në “New England Journal of Medicine”, në 5 mars. Burri pati simptoma si vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë në 24 janar. Simptomat u përmirësuan dhe ai u kthye në punë më 27 janar. Më 20 dhe 21 janar, ai kishte marrë pjesë në një takim, në të cilin ishte i pranishëm një koleg nga Shanghai, që mbeti në Gjermani nga 19 deri në 22 janar pa provuar ndonjë shqetësim.
Sipas një harte gjenetike të publikuar në faqen e internetit Netxstrain, e cila rindërton një lloj peme gjenealogjike të virusit, shpërthimi gjerman mund të ketë ushqyer në heshtje zinxhirin e infeksioneve deri në pikën e lidhjes me shumë raste në Evropë dhe në Itali. Duke analizuar rrugën dhe mutacionet gjenetike të koronavirusit, studiuesit zbuluan se ai ka hyrë në Evropë disa herë. "Që nga 1 shkurti, rreth një e katërta e infeksioneve të reja në Meksikë, Finlandë, Skoci dhe Itali, si rastet e para në Brazil, duken gjenetikisht të ngjashme me shpërthimin e Mynihut", vëren Bedford.
Pacienti 1 nga Mynihu i shfaqi simptomat e para më 24 janar, pasi takoi një koleg nga Shanghai, i cili më pas u testua pozitiv. Në katër ditët në vijim, shumë punonjës të së njëjtës kompani gjermane gjithashtu rezultuan pozitivë. Rasti është bërë i njohur në fund të janarit si një shembull i aftësisë së koronavirusit për t'u përhapur edhe në mungesë të simptomave.



