Mjekja senologe, Edlira Rehovica, thotë se kontrollet rutinë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e kancerit të gjirit. Rehovica tha se është e rekomandueshme një eko në vit.

Kontrollet rutinë bëhen pa pasur gjë. Ekoja e gjirit nuk është vaksinë. Ndihmon në diagnostikim, ndaj duhet bërë çdo vit. Kemi pasur edhe pacientë meshkuj. Pavarësisht se kanë stepjen e fillimit, vendimet i marrin më shpejt se gratë.

Ajo shpjegoi një prej faktorëve të uljes së moshës në të cilën shfaqet kanceri i gjirit.

Ndryshimet hormonale janë faktor që ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit. P.sh. tani cikli nis që 11 vjeç. Pra gjiri është i predispozuar dhe kanceri shfaqet te vajzat e reja pa e nisur akoma jetën.

Rehovica shpjegoi më tej ndryshimet mes kisteve dhe fibroadenomave.

Në dush, nga periferia drejt qendrës, me lëvizje rrethore. Një kist që klasifikohet i thjeshtë lind dhe vdes i tillë. Pra nuk është kancer dhe nuk ka risk të bëhet. Mund të rritet apo mund të zhduket vetë. Kistet janë formacione që mund të preken edhe me dorë.

Fibroadenomat janë kiste solide. Si mishi i huaj që del në mitër. Është një diagnozë që vendoset me mikroskop. Ne me anë të imazherisë ne e përcaktojmë në cilën kategori hyjnë. Pra radiologët kanë 99.9% të drejtë kur diagnostikojnë një fibroadenomë.