Gjoka: Shqipëria, ndër vendet më të ndotura në Europë. Nuk ka monitorime korrekte të cilësisë së ajrit (VIDEO)

Gjoka: Shqipëria, ndër vendet më të ndotura në Europë. Nuk ka monitorime korrekte të cilësisë së ajrit (VIDEO)

Rodion Gjoka, drejtues i Njësisë së Mjedisit në Institutin Co-Plan, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Shqipëria është ndër vendet më të ndotura në Europë, referuar edhe burimeve të ndotjes dhe krahasimit me rajonin. Ai theksoi se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ndotësve dhe shkaktimit të sëmundjeve kancerogjene, duke iu referuar studimeve të dekadave të fundit. Gjoka theksoi se qeveria aktuale ka ndaluar së kryeri monitorime të ajrit pas ardhjes në pushtet, kështu që është e vështirë të gjesh të dhëna zyrtare dhe korrekte për ndotjen e mjedisit. 

I pyetur a është Shqipëria një ndër vendet më të ndotura në Europë, Gjoka tha:

Përkundrejt burimeve ndotëse, do të thoja po, e them këtë duke e krahasuar me vendet e rajonit, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Serbinë, ndoshta edhe me Malin e Zi, ku ka lëndë djegëse qymyr, ndërkohë që në  Shqipëri burimi kryesor është transporti dhe neglizhenca e tejskajshme nga autoritetet, në raport me shkarkimet në ajër dhe përqendrimin e ndotësve në ajër për një kohë të gjatë. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ndotësve dhe shkaktimit të sëmundjeve kancerogjene, kjo është e faktuar me studimet sidomos të dekadave të fundit. Sidomos përqendrimi i dioksidit të squfurit dhe dioksideve të azotit në ajër. Spektri i sëmundjeve është më i gjerë, janë sëmundje të traktit respirator, sëmundje që lidhen me ndërhyrjen e substancave kimike në sistemin e qarkullimit të gjakut, që akumulohen në organet jetike, sikundër në tru. Zonat më të impaktuara janë zonat urbane, apo pranë vendndodhjeve të industrive, që shkarkojnë në mënyrë të pakontrolluar ndotësit në ajër”.

I pyetur a kemi një hartë të qyteteve sipas ndotjes në Shqipëri, ai u shpreh:

Është pak e vështirë për të gjetur një burim zyrtar dhe korrekt të të dhënave në raport me cilësinë e ajrit. Qeveria aktuale që në momentin që ka ardhur në pushtet ka ndaluar së kryeri monitorime të cilësisë së ajrit. Janë monitorime që i kryen tanimë Agjencia Kombëtare të Mjedisit. Janë sporadike, zgjasin jo më shumë se 24 orë, ose në rastin më të mire një javë dhe në një pikë të vetme. Kështu që është e vështirë t’i referohesh një harte apo burimi zyrtar që vjen nga qeveria apo agjencitë ligjzbatuese në raport me mbrojtjen e mjedisit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy