Rama: Do vendosim taksë të jashtëzakonshme për tre kompani energjetike që shesin jashtë

Rama: Do vendosim taksë të jashtëzakonshme për tre kompani energjetike që shesin jashtë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Elbasan për prezantimin publik të punëve të bashkisë, deklaroi se inflacioni i luftës goditi rëndë mijëra familje dhe ndryshe nga pandemia të cilës i shmangej duke u mbyllur në shtëpi, inflacionit të luftës nuk i shmangesh, pasi edhe nëse blen diçka, inflacioni i luftës kërkon pjesën e tij.

Rama tha se çmimet rriten, por tek ne më pak se sa në rajon dhe kjo për shkak se çmimi i energjisë nuk është rritur.

Sipas tij, nëse do të rritej energjia, do të reflektohej te çmimet.

Pavarësisht se nuk është rritur sa në rajon, prapë është problem dhe ne po bëjmë çmos që ta zbusim duke filluar nga pensionistët që iu riindeksuam dy herë pensionin.

Duke filluar me thellimin e mbështetjes së ndihmës ekonomike për nënat me tre fëmijë dhe do e bëjmë dhe me nënat me dy fëmijë.

Pagat më shumë në këtë periudhë iu janë rritur pedagogëve se 7% i ka rritur qeveria dhe 8% vetë universiteti, duke shfrytëzuar autonominë. Duhet t’ua rrisim më në të ardhmen.

Por fatmirësisht nuk janë shumica e pedagogëve, shumica janë në detyrë, por janë një pjesë e tyre nën drejtimin e një shiksi të vitit 1997, të kohës më të zymtë të shtetit shqiptar që kërkojnë për llogari të atij non gratës dhe të çorbës se rublave të krijojnë idenë përmes ekraneve që për llogari të pronarëve të tyre janë rreshtuar kundër qeverisë.

Unë jam krenar që nuk ka asnjë ekran pro qeveritar. Në ato ekrane shikoni se si po bëhet nami se si po zien një kusi e madhe me presion se janë ca që dalin dhe mbushin ekranin me demek për një protestë të madhe që nuk ekziston.

Do e nisim mbështetjen nga pensionistët, ndihma ekonomike, mësuesit, ushtarakët, duke rritur më tej pagën minimale dhe duke i bërë thirrje sektorit privat që të rrisë pagat për të ruajtur kapitalin njerëzor, për të shkuar më tej më lartë.

Tre kompanive energjetike që shesin energjinë jashtë, ne do iu vendosim një taksë të jashtëzakonshme, për një fitim marramendës si rezultat i fatit.

Fati i keq e solli që të vijë një luftë dhe të biem në shtrëngim dhe fati i mirë i këtyre kompanive ishte që iu ra sëpata në mjaltë.

Këto para që do mbledhim nuk do i çojmë tek buxheti i shtetit, por do i rishpërndajmë tek ata në nevojë, nga pensionistët dhe tek gjithë të tjerët.

Ai shtoi se që nga viti 2013 nuk janë rritur pagat e ministrave apo deputetëve dhe u zotua se nuk do të rriten, për sa kohë nuk janë në gjendje të rritin pagat e të tjerëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy