Shqipëria s’u linjëzua me BE-në për Kosovën/ Rama: Brukseli s’e priti mirë, por nuk tërhiqemi. Të dënohet vrasja e policit

Shqipëria s’u linjëzua me BE-në për Kosovën/ Rama: Brukseli s’e priti mirë, por nuk tërhiqemi. Të dënohet vrasja e policit

Kryeministri Edi Rama kërkoi edhe një herë nga BE që të dënojë pa ekuivok vrasjen e policit në Kosovë dhe nderimin nga Serbia të kriminelëve të asgjësuar në Banjskë.

Rama u shpreh se Brukseli nuk e priti mirë që për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria s'u linjëzua me deklaratën BE. 

Rama vuri në dukje se çdo hetim i mundshëm nuk i ndryshon dot faktet, ndërsa theksoi shqetësimin për rrezikshmërinë e lartë në Veri të Kosovës.

Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, lidhur me kritikat dhe kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës, të cilat sipas nesh, qëndrojnë plotësisht dhe Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj në dialogun e normalizimit, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej, pa humbur kohë, nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që sapo përmenda.

Na u tha se kjo nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë tanimë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, sipas procedurës së tyre dhe Shqipërisë i kërkohej linjëzimi me të, si gjithmonë në 10 vitet e fundit. Përgjigja jonë ishte negative dhe ky qëndrim i yni natyrshëm nuk është pritur mirë nga Brukseli. Ne jemi të keqardhur për këtë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon dhe dua ta përsëris; kjo nuk ka të bëjë aspak me përmbajtjen e deklaratës së publikuar dje, me të cilën e përsëris atë që u kemi thënë edhe miqve në Bruksel, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim dhe besoj jo vetëm ne, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë, por ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga ora në orë, nga dita në ditë apo nga java në javë.

Sidoqoftë, unë nuk kam dalë sot për të shpjeguar edhe njëherë atë që me pak fjalë e shpjegova dhe dje gjatë konferencës së shtypit në Itali për moslinjëzimin me deklaratën e BE-së, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz, si asnjëherë më parë në këto 10 vjet, për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës.

E dëgjuam me shumë vëmendje edhe prononcimin e djeshëm të zëdhënësit të Brukselit, i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa pritur më parë rezultatet e një hetimi mbi si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Edhe mund të ishim dakord me këtë nëse minimalisht Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal që i mori jetën efektivit të Policisë së shtetit të Kosovës dhe do të kishte deklaruar menjëherë hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur, por fatkeqësisht në vend të hetimit të ngjarjes kriminale, të provokuar nga grupi kriminal serb dhe jo nga Policia e Kosovës, Republika e Serbisë zgjodhi nderimin për të vrarët nga Forcat Speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie kombëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy