Një studim i kryer nga një sajt takimesh për njerëz që janë në kërkim të një lidhjeje jashtëmartesore ka nxjerrë një profil të atyre që tradhtojnë më shumë. Faqja britanike IllicitEncounters.com ka zbuluar moshën dhe arsyet që i çojnë disa njerëz drejt tradhtisë.
Mesa duket, tradhtarët më të mëdhenj janë ata persona, mosha e të cilëve ka si shifër të dytë numrin 9. Kjo sepse ata janë në mbyllje të një dekade tjetër të jetës dhe ky fakt i bën të ndihen sikur po hyjnë në një fazë tjetër.
Ata mendojnë “Dreqin, po plakem?” dhe kjo i shtyn drejt dëshirës për një lidhje të re. Moshat që tradhtojnë më shumë janë 39, 49 dhe 29.
Për shkak se mosha 40-vjeçare konsiderohet si gjysma e rrugëtimit jetësor për shumicën e njerëzve, tradhtia në këtë moshë shihet si një mekanizëm psikologjik mbrojtës.
Gjithashtu, studimi gjeti se ata që tradhtonin më shumë ishin njerëz të lidhur me partnerë që punonin shumë dhe nuk i kushtonin kohën e duhur lidhjes.
“Disa njerëz tradhtojnë për vëmendjen e partnerit. Nëse partneri tjetër është shumë i dhënë pas punës, ai që e tradhton e ka gati justifikimin: Nëse më do, duhet të më kushtosh më shumë vëmendje.
Një arsye tjetër e tradhtisë është hakmarrja. Nëse ke tradhtuar apo ke bërë diçka që e ka lënduar partnerin tënd, ai/ajo do të hakmerret herët a vonë. Edhe ti vetë do ta bëje, apo jo? / Përgatiti: Gazmira Sokoli



