“Albania 1” dhe “Albania 2”/ Rama: Satelitët shqiptarë janë gati për t’u lëshuar në hapësirë

“Albania 1” dhe “Albania 2”/ Rama: Satelitët shqiptarë janë gati për t’u lëshuar në hapësirë

Gjithçka është gati për lëshimin e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, nga qendra e aviacionit “Kennedy” në Florida të SHBA-ve.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në Instagram.

Dy dytë superteknologjitë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure.

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.

Satelitët do t’i kushtojnë Shqipërisë 6 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy