Xhadat- Fermerët që përmbyten çdo vit, pa dëmshpërblim. Institucionet “bëjnë lëmsh” kompetencat (VIDEO)

Xhadat- Fermerët që përmbyten çdo vit, pa dëmshpërblim. Institucionet “bëjnë lëmsh” kompetencat (VIDEO)

Një vit pas përmbytjes të serave me luleshtrydhe, fermerët e fshatit Kafaraj nuk kanë marrë asnjë lekë kompensim për dëmet. Institucionet nuk po merren vesh në lidhje me kompetencat. Shpesh mungesa e nxjerrjes së akteve nënligjore, bëhet pengesë për zbatimin e ligjit. Në këtë pikë institucionet fillojnë të ngatërrohen mes interpretimeve, në variante të ndryshme.

Situata me përmbytjet në këtë zonë është e përvitshme, dhe kjo duket të jetë arsyeja e vërtetë e shmangies së përgjegjësisë për dëmshpërblim, nga ana e institucioneve.

Unë kam tetë vjet që kultivoj luleshtrydhe, jam përmbytur pesë herë. Këtë vit janë afërsisht 300 dynym luleshtrydhe domethënë 30 hektarë llogaritet hollë hollë që të ruajmë një çikë edhe buxhetin e shtetit se janë një çikë hollë ata vete diku tek 400 deri në 500 milion lekë.

Kur erdhi ministrja ne e ngritëm zërin po nuk tha asgjë, as do t’ju japim as do t’ju bëjmë s’na tha gjë fare. Nuk ka ardhur as komision asgjë që të bëjë vlerësimin e dëmeve  Po vemë që në 2015, na janë përmbytur gjithmonë. Hajde këtu bëj sehir edhe ik. Premto dhe asgjë.

- u shprehën fermerët. Pas përmbytjes së fundit, Sindikata e Fermerëve të Bashkuar të Myzeqesë, ju drejtuan me një kërkesë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për t`i kërkuar emrin e institucionit që do të kryente dëmshpërblimin e tyre.

Në përgjigjen zyrtare ministria konfirmon të drejtën e tyre për kompensim duke ju referuar ligjit 45 /2019 për mbrojtjen civile.

Në pikën 2 të nenit 41 thuhet: Dëmet përballohen nga vetë Bashkitë e prekura nga fatkeqësia nëpërmjet fondit të dedikuar për mbrojtjen civile.

Në rast se bashkitë nuk kanë fonde të mjaftueshme për kompensimin atëherë i planifikojnë ato për vitin pasardhës, deri në masën e subjekteve të dëmtuara.

Në rast se vlera e kompensimit tejkalon 8% të buxhetit të Bashkisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile që kryesohet nga ministri i mbrojtjes, vendos që kompensimi të kryhet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në çdo rast ligji parashikon që ose Bashkia, ose Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në varësi të masës së vlerës së kompensimit, duhet të kompensojë fermerët.

Pas kthimit të kësaj përgjigjeje, fermerët kanë kërkuar nga Bashkia Fier dëmshpërblim, por kjo e fundit nuk u mjaftua me përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë, por kërkoi interpretimin e ligjit nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në përgjigje e saj drejtuar Bashkisë Fier, AKMC-ja i referohet jo ligjit, por dy vendimeve të Këshillit të Ministrave. Vendimit 329 të vitit 2012, në të cilin parashikohet se nuk jemi para kushteve të fatkeqësisë natyrore dhe shpalljes së gjendjes së emergjencave civile, dhe VKM-së 414 datë 08.07.2021 për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe përdorimit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile ku thuhet: Mbulimi i dëmeve në kultura bujqësore dhe agrikulturë nuk përfshihet në përdorimin e fondit të dedikuar për mbrojtjen civile.

Për juristin Jordan Daci, ligji i ri ka parashikuar nxjerrjen e një seri vendimesh të Këshillit të Ministrave dhe aktesh nënligjore, të cilat ende nuk kanë dalë.

Pra ne jemi në një moment ku ka një boshllëk të akteve nënligjore. Megjithatë duhet ta kemi parasysh që institucionet e zbatojnë ligjin drejtpërdrejtë. Ligji i 2019 i miratuar në 2020 tashmë parashikon një frymë të ndryshme, ja transferon këtë përgjegjësi pushtetit vendor.

Kur ajo nuk ia adreson dot vetë pushteti vendor atëherë bëhet kërkesë dhe vazhdohet procedimi dhe ato nëpërmjet agjencisë për mbrojtjen civile ,bëhet adresimi i zgjidhjes.

Pra, në kushtet normale mendoj që Bashkia në radhë të parë duhet të shterojë kapacitetet e veta nëse nuk ka fond tashmë është momenti që po planifikohet buxheti i vitit të ardhshëm pa dyshim që të bëhet planifikimi.

Nëse nuk e mbulon dot atëherë në zbatim të VKM-së të vitit 2021 të ndjekë procedurën ose për të marrë fonde të tjera ose për të bërë një zgjidhje.

Në prag të sezonit të mbjelljes së luleshtrydhes, fermerët kërkuan nga autoritetet marrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy