Deputeti demokrat Lulzim Basha, ankimimin e bërë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për vendimin e Gjykatës së Tiranës, për njohjen e ndryshimeve të statutit të PD, të Kuvendit të 11 dhjetorit, e cilëson si veprim aventuresk dhe “si i mbyturi që kapet pas fijes së flokëve”.
Për MCN Live, Baçi deklaroi se çdo gjë është shumë transparente dhe se vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, edhe në gjykatë të mos ishin regjistruar, ishin vendime të vlefshme.
Sipas tij, Komisioni i Rithemelimit ka vazhduar të drejtojë Partinë Demokratike në të gjithë aktivitetin e saj, që ka vijuar sistemi zgjedhor fazë pas faze, ku në 6 mars u garua me kandidat të nxjerra nga primaret dhe se PD tha ai, vepron mbi vendimet e marra nga 11 dhjetor.
PS dhe Edi Rama nuk ka si të njohë Partinë Demokratike të vërtetë, normal që bën diversion duke njohur Alibeaj apo zotin Bardhi. Gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë të parregullt dhe të paligjshme kanë mbajtur peng, vulën dhe siglën e PD. Vendimi i gjykatës i nxori zbuluar, aq më tepër kur bëjnë veprime të tilla, joprofesionistësh. Nuk mund të ketë një ankim sipas tyre në një vendim gjyqësor që nuk ka as palë dhe as të tretë. Kjo ishte njohje vendimi nga gjykata të vendimeve të 11 dhjetorit, tymnajë, për të trazuar situatën e qetë që po bëhej në PD. Ditën që grupi bëri mbledhje të gjithë bashkë, ishte një nga ditët më të mira, demokratët e mirëpritën një takim të tillë. Alibeaj dhe Bardhi nuk drejtojnë asnjë gjë se nuk kanë çfarë të drejtojnë, as seli dhe as vulë, pasi kanë ndryshuar. Janë rikthyer simbolet e ‘91-it, strukturat dhe anëtarësinë kanë muaj që nuk kanë, nuk e di kë drejtojnë dhe në emër të kujt e bëjnë ankimimin. Aq më tepër të flasin dhe firmosin në emër të PD, janë askushi, nuk i njeh askush. Basha iku se e pa që nuk kishte asnjë lloj fuqie mbi strukturat, siglën e mbante padrejtësisht, me një hap pas u largua dhe për mua shumë mirë bën që ka filluar të bëjë takime me njerëz të tjerë të PD, se është deputet i PD dhe si njeri që mendon ndryshe te PD.
Baçi deklaroi se kushte në politikë nuk vihen, pasi ka votë dhe është vota ajo që vendos.
Deputeti demokrati shtoi se nuk i’u vu kusht Lulzim Bashës që të ikte, qysh në 9 shtator, kur dha një vendim apriori dhe pa kompetenca për largimin e Sali Berishës.
Ne nisëm një proces, askush nuk i tha Bashës atë ditë ik nga karrigia se e kishim votuar dhe e kishim bërë kryetar. Zhvilluam si rrallëherë një Kuvend dhe një nga vendimet e marra ishte shkarkimi i Lulzim Bashës. Atë e shkarkoi Kuvendi dhe anëtarësia. Në ndryshimet e statutit janë lejuar franksionet dhe kjo është gjë e re, kjo i jep mundësi zotit Basha që ta zhvillojë lëvizjen e tij brenda PD. Ndryshe nga më parë kur ka pasur largime individësh. Këtë herë Bashan nuk ka nevojë të largohet në grupim, por organizohet brenda PD me fraksionin e vetë. PD kishte probleme shumë të mëdha, ishim në gjumë. U desh në shtator një vendim absurd i zotit Basha në drejtim të zotit Berisha dhe ai reagoi, jo vetëm për vendimin e vetë, por për gjithë problematikën që ka patur PD në këto vite. Lëvizja e tij, pati një mbështetje të madhe nga anëtarësia, nuk ishte se mbështetën vendimin apriori dhe diskriminues ndaj Berishës, por ngriti gjithë problematikat.
Për Baçin, lëvizja e Sali Berishës nuk e ka ndihmuar tek çështja e tij personale, madje e ka dëmtuar dhe se i’u kundërvu sekretarit amerikan të shtetit, pasi pa që PD ishte në zgrip.
I pyetur nëse Sali Berisha do të bëhet Kryeministër, deklaroi se nuk e ka shkuar ndërmend dhe se janë 7-8 persona që kanë shprehur dëshirën.
Aq më tepër që në statutin e PD është përcaktuar që kryetari i partisë të jetë Kryeministër. Nuk kemi qëllim në vetvete të bëjmë Berishën Kryeministër, por PD duhet të ringrihet dhe të përballet me pushtetin. Opozita deri tani ka qenë e blerë nga Rama. Kemi dështuar në të gjitha protestat dhe takimet, kemi dështuar dhe në zgjedhje. Çdo ditë që kalon ka një normalizim të grupit, ka qenë i ndarë, njerëz dhe deputetë që nuk ishin në gjendje të mendonin dhe të vendosnin siç duhet të silleshin.
Sipas tij, pak ka kaluar nga zgjedhjet e 6 marsit dhe se duhet koha e vetë për tu stabilizuar grupi parlamentar, por se kthesa që duhet bërë kërkon një farë kohe dhe se kjo merret edhe nëpërmjet bazës.
Deputeti Salianji, Ina Zhupa, Gjekmarkaj, Alizoti, qëndrimi i tyre ka qenë për t’u përshëndetur dhe e kanë detyruar zotin Basha të reflektojë. Mendoj se grupi i PD do të shkojë drejt stabilizimit të plotë. Pavarësisht se dha dorëheqjen, Basha drejton me ata që kanë lënë aty. Mendoj se do të jenë të fragmentizuar, por do të vazhdojnë brenda PD, sepse fraksioni i bënë mirë partisë. Zoti Berisha nuk ka qenë lider i fortë, pasi kemi parë largime nga grupi i PD. Do të jetë në të mirë ne PD, për të qenë një opozitë gjithëpërfshirëse. Zoti Alibeaj dhe të tjerë kanë kontribut në PD, por në fund duhet të jemi bashkë për të mundur Ramën. Shumica bën drejtimin, pakica nuk është e mundur por respektohet brenda PD.
I pyetur lidhur me një kandidim të mundshëm të Lulzim Bashës për President, Baçi deklaroi se i duket e habitshme të pretendojë një postë të tillë, pas situatës që ka kaluar.
Figura e tij ka pësuar një goditje të madhe, figura e Presidentit duhet të jetë konsensuale dhe duhet zgjedhur me konsensus edhe me opozitën, edhe me shoqërinë civile, një President mbi palët dhe jo një forcë politike. Kurrë nuk do të isha dakord që Basha të largohej nga PD, nuk ka bërë një hap pas, por është i shkarkuar nga strukturat. Nëse zgjidhet kryetar i PD, Berisha dhe Kuvendi mblidhet dhe e shkarkon, automatikisht shkarkohet. Por që ti kërkosh të mos kandidojë, kjo është mungesë demokracie, e paimagjinueshme. Se po kandidove ti, ti fiton.
Sipas tij, Lulzim Basha duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar, për ta stabilizuar atë.



