Shkodër, monitorimi nga ajri zbulon kanabis, asgjësohen 1785 rrënjë (VIDEO)

Shkodër, monitorimi nga ajri zbulon kanabis, asgjësohen 1785 rrënjë (VIDEO)

Një parcelë me 1785 bimë kanabis sativa është asgjësuar dje në zonën e Shkodrës, pas monitorimit nga ajri. Pas një operacioni të organizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në monitorimin nga ajri të Policisë Kriminale italiane dhe Guardia di Finanza, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht:

Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa.

Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur "Bjeshket e Balzajve të Shoshit", u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy