16 të vdekur në Rafah, Izraeli godet edhe objektiva të Hezbollahut në Liban

16 të vdekur në Rafah, Izraeli godet edhe objektiva të Hezbollahut në Liban

Të paktën 16 persona, mes të cilëve nëntë fëmijë u vranë në një seri sulmesh ajrore dhe artilerie të kryera gjatë natës dhe në agim nga ushtria izraelite në Rafah. Agjencia palestineze Wafa raporton se tetë palestinezë, mes të cilëve dy gra dhe pesë fëmijë, humbën jetën në bastisjen që goditi dy shtëpi.

Pesë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, vdiqën në një sulm tjetër në një shtëpi në pjesën lindore të qytetit. Gjatë natës tre civilë u vranë në një bastisje në një shtëpi në kampin e refugjatëve Shaboura.

Po ashtu gjatë natës Izraeli goditi objektiva të shumta të Hezbollahut në tre zona të Libanit jugor.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme mijëra qytetarë protestuan në Izrael të shtunën, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy