Rusia kundër deklaratave të NATO: Nuk i marrim seriozisht fjalët e Stoltenberg

Rusia kundër deklaratave të NATO: Nuk i marrim seriozisht fjalët e Stoltenberg

Rusia deklaron se nuk i merr seriozisht deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kështu tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Nuk jemi të interesuar për deklaratat e Stoltenberg, i cili ose është sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ose një bankier, nuk e kam kuptuar ende”.

Gjithçka duke iu referuar faktit se Stoltenberg është emëruar kreu i Bankës Qendrore të Norvegjisë për gjashtë vitet e ardhshme.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, do e marrë detyrën e re në muajin shtator, pasi të ketë lënë atë aktuale.

Reagimi i zëdhënëses së MPJ ruse, vjen pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, deklaroi se Rusia, nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje në terren, por përkundrazi trupa të tjera ushtarake janë shtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy