Deklarimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën, nëse BE nuk përshpejton proceset integruese, ka sjellë reagimin e eurodeputetit grek të SYRIZA. Përfaqësuesi i forcës politike që qeveris Greqinë i është ankuar Mogerinit për deklarimet e Ramës dhe situatën shqetësuese në Maqedoni.



