
Kjo video që shihni është momenti kur qëllohet me breshëri makina me të cilën udhëtonte “Kumbari i Shkodrës”, Bardhok Planaj. Video e siguruar edhe nga MCN, tregon momentin kur 46-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërsa autorët vijojnë të qëllojnë me breshëri në drejtim të tij për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e të shtënave, mjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një biznes të lëndëve të ndërtimit.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:10 të së dielës së 4 prillit, ku 46-vjeçari po lëvizte me makinën e tij tip “Range Rover” në rrugën e Dobraçit.
Brenda makinës së autorëve dyshohet se kanë qenë të paktën tre persona të cilët kanë qëlluar me breshëri arme, të cilat u gjetën të djegura bashkë me mjetin pas vrasjes.



