Rama, kritika BE: . Ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë

Rama, kritika BE: . Ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë

Në Forumin e Bledit, në Slloveni, kryeministri Rama nuk i kurseu kritikat ndaj BE-së për vonesat në procesin e zgjerimit. Rama tha se Europa nuk ka të ardhme pa vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i bëri thirrje Bullgarisë të bëhet më shumë ballkanase në qasjen e saj ndaj hapjes së negociatave për dy vendet në listën e pritjes.

Nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor. Nëse BE do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne, por nuk do të jetë as për BE. Ju përmendët etërit themelues. Nëse ata do të çoheshin dhe të ndiqnin këtë diskutim, do të ktheheshin përmbys në varr. Për çfarë po debatojmë? Si puna e atyre dy priftërinjve në Kostandinopojë, kur po shembeshin muret dhe ata diskutonin seksin e engjëjve. Kjo është e mira e të qenit europian nga Ballkani. Mos përmendni më aktorë dhe faktorë të tjerë. Nga njëra anë na thuhet se na doni, por nuk na thoni se ju duam dhe ne. Një ditë do martohemi, por deri atëherë nuk flasim dot bashkë, por as nuk do të flisni dot me të tjerë.

Rama ripërsëriti krahasimin e pritjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për hapjen e negociatave me pritjen e Godosë, në dramën e Samuel Beketit.

BE-ja është Samuel Beketi ynë dhe ne po presim Godonë. Shqipëria dhe MV janë si dy personazhet e Beketit. E bukura është se Beketi mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave e kombeve të ndryshme, së fundmi Bullgaria. Ne jemi këtu për të luftuar. Ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy