
Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga opozita, për analistin Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, është veprim që nuk duhet organizuar nga partitë politike.
Sipas tij, veprimet parapolitike nuk organizohen nga partitë politike, dhe se nuk besohet se opozita do të vijë në këtë protestë më strategji.
Mosbindja civile pati një test me biznesin e vogël dhe dështoi, Berisha bëri thirrje për ulje qepenash. Opozita duhet betejë parlametnare të forta.
Pavarësisht mjeteve të Ramës, të fitohet ajo betejë dhe pastaj njerëzit të reagojnë vetë. Pardje në Greqi u bë një mega protestë nga sindikatat. Nuk e organizoi opozita. Kur dëgjoi këtë, që ka skenarë sekretë.
Ose ka manifestim të madh, ose nuk mund të jetë akt parapolitik, nuk oganizohen këto nga parti politike. Nuk besoj se duhet të ketë shumë të fshehta kjo protesta e të shtunës. Nuk ka kuptim të bëni garë me Bashën, garën e kemi me Ramën. Kush e bën mosbindjen civile? E bëjnë sindikata, por jo opozita.
Nuk organizohen veprimet parapolitike nga partitë politike, dhe prandaj nuk besoj se do të ketë kaq të fshehta në këtë organizim.
Mosbindjen civile e bëjë sindikatat, jo opozita, nuk rrëzohet kështu Rama, duhet gjetur mënyra se si të rrëzohet.
Opozita mund të thotë se betejën me Ramën e ka në parlament, nuk fitohet kështu beteja.
Protestën mirë që e bën opozita, por s’ka pse të bëj skenar, që thotë që ne kemi strategji, çfarë strategjie kanë ata, çfarë do të bëjnë lufte partizane, çeta?



