Avokati i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku, e ka quajtur politik arrestimin e klientit të tij. Sipas Sollakut nuk mund të arrestosh dikë pa provuar më parë fajësinë me fakte, e për më tepër edhe sipas Ligjit të Dekriminalizimit, nuk ka nevojë që në formularin e Dekriminalizimit të deklarohet dëbimi nga një shtet i huaj, siç ishte rasti i Zvicrës.



