SPAK propozon Joni Ketën për drejtimin e BKH-së, pritet miratimi nga KLP (VIDEO)

SPAK propozon Joni Ketën për drejtimin e BKH-së, pritet miratimi nga KLP (VIDEO)

SPAK ka propozuar Joni Ketën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që tashmë pritet miratimi nga KLP. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije:

Nga 7 kandidatë, ditën e djeshme u listuan vetëm 6. Gledis Nano u përjashtua nga kjo garë, ndërsa mbetën ende në garë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Joni Keta. Ndërmjet këtyre të gjatëve, me 2 vota pro dhe 1 kundër Komisioni i Posaçëm ka propozuar emrin e Joni Keta për një mandat 5 -vjeçar. Duhet të pritet data 2 dhjetor nëse KLP do vendosë nëse do ta emërojë z.Keta për një mandat 5- vjeçar. Në këtë garë erdhëm pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të Aida Hajnajt. 

 

BKH është një institucion kushtetues në varësi të SPAK, mund të themi që është një degë e Prokurorisë së Posaçme. Për llogari të SPAK, BKH bën hetime, kontrolle, sekuestro, vëzhgime, mbledhje të dokumenteve, informacioneve, marrjen në pyetje dhe shoqërimin e personave të dyshuar. Është institucion i rëndësishëm i modelit FBI në SHBA. Bëhen të gjitha veprimet nën udhëheqjen e prokurorit apo prokurorëve të çështjes. Është SPAK që ka buxhetin dhe e menaxhon për llogari të BKH”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy